zoom

Bota

Zyrtari amerikan: Brenda vitit 2023, Turqia do të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan është takuar me homologët e tij të NATO-s të martën, ku u shpreh se po punon shumë për të ratifikimin e Suedisë në NATO, i cili aktualisht po debatohet nga parlamenti turk,

Sipas një zyrtari lartë të DASH, ai ka dhënë afat kohor të mundshëm deri në fund të vitit që vendi nordik të anëtarësohet zyrtarisht në aleancë.

Do të them se përmbledhja e takimit ishte se do të bëhet para fundit të vitit”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar protokollin, gjë që e kanë bërë prej shumë muajsh 30 anëtarët e tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. 

Po aq e madhe ishte edhe vonesa nga ana e Ankarasë në ratifikimin e protokollit për pranimin e Finlandës.