zoom

Lajme

ZYRTARE/ Mbappe largohet nga PSG: Aventura përfundon brenda disa javësh

Pas shumë aludimeve, Kylian Mbappe ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë.

Sulmuesi francez ka konfirmuar lajmin vetë përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

Mbappe njoftoi se do të largohet nga klubi pas ndeshjes së fundit të sezonit aktual.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të flas me ju kur të vijë koha. Dhe kështu, doja t’ju njoftoja të gjithëve se është viti im i fundit në Paris Saint-Germain. Unë nuk do ta zgjas kontratën time dhe aventura do të përfundojë brenda disa javësh”, tha Mbappe.