Aplikacion
Zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq, përfaqësues i forcës LSDM, në kanalin “TV21”, ka deklaruar se Qeveria ka marrë kritika për përdorimin e flamurit europian.
“A keni marrë, personalisht ju kritika për përdorimin e flamurit europian?”, u pyet drejtuesi i ekzekutivit.
“Personalisht jo, por si Qeveri po. Të sqaroj për flamurin europian. Disa ministri kanë dhënë propozim që të vendoset flamuri europian, atë propozim e arsyeton me ndonjë parim tjetër europian apo dokument. Më tej, ne si Sekretariat japim mendim dhe në fund Qeveria sjell vendim ta vendos apo jo dhe në çfarë procedurë e propozon Ligjin”, tha Mariçiq.
Aktualisht kabineti i Maqedonisë së Veriut drejtohet nga kryeministri shqiptar Talat Xhaferi, teksa vendi po shkon në zgjedhje. /ZOOM.AL/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës