Aplikacion
Paketat mujore të abonimit për përdoruesit në BE, do të kushtojnë 9,99 euro për përdoruesit e internetit, ndërsa përdoruesit e I-phone dhe Android do të duhet të paguajnë 12,99 euro në muaj. Rregulloret e BE-së po pengojnë përpjekjet e “Meta”-s për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave për këtë kompani.
Në fillim të këtij viti kompania “Meta” u gjobit me 390 milionë euro për shkelje të privatësisë. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet. Më parë, kompania “Meta” mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara.
Rikthehet nesër dita pa makina në Tiranë, orari dhe rrugët ku qarkullimi i mjeteve do të kufizohet