Aplikacion
Shumë shpejt aplikacioni WhatsApp do të përditësohet, për t’iu përshtatur kërkesës së shumë përdoruesve.
Përditësimi do të prekë opsionin për të hapur në një celular të vetëm dy llogari, edhe atë personale, edhe atë për biznes.
Mark Zuckerberg ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shprehet se shumë shpejt do jetë e mundur që dy llogari WhatsApp të përdoren në të njëjtin celular.
Deri më tani, personat që kishin një llogari personale dhe një llogari biznesi duhet të përdornin dy celularë.
Opsioni do të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme fillimisht për përdoruesit Android, ndërsa pritet ende konfirmimi për përdoruesit iOS.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës