Aplikacion
Banorja e vetme që po agjëron në Big Brother VIP Albania 4, Ola Zenelaj, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pas paraqitjeve të saj provokuese në shtëpi.
Gjatë ditës, Ola është shfaqur vetëm në bikini, duke ekspozuar format trupore.
Kjo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre për pamjen e saj.
Ola duke i shpetu nominimut#bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/613vXFQN1T
— Hasbulla (@Hasbii_1) March 6, 2025
Shumë prej tyre kanë vënë në dukje kontradiktën që paraqitja e saj provokuese ka me mësimet e Islamit, sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Një pjesë e ndjekësve janë shprehur se për femrat myslimane është e papërshtatshme të jenë të ekspozuara gjatë këtij muaji, i cili është i shenjtë dhe kërkon përkushtim dhe respekt ndaj normave fetare.
Ola me agjerim. Zot na fal. #bbvipal4 #bbvipal pic.twitter.com/K8R8HEmJmQ
— linditaaaaaaa (@linditadac0412) March 6, 2025
Ndërkohë, të tjerë kanë mbështetur zgjedhjen e Olës, duke argumentuar se ajo ka të drejtë të shfaqë trupin dhe të ndihet e bukur, pavarësisht kushteve dhe rregullave shoqërore.