zoom

Sport

Zjarri “pushton” hotelin ku është grumbulluar kombëtarja spanjoll e basketbollit

Kombëtarja spanjoll e basketbollit ka nisur përgatitjet për Botërorin që nis në datën 25 gusht dhe përfundon më 10 shtator.

Skuadra po qëndronte e grumbulluar në hotel “Melia Castilla”, kur mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët.

Bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarr në katin zero të hotelit, duke djegur pjesën e kuzhinës.

Hoteli është mbuluar nga tymi, që ka arritur të depërtojë deri në katet e mësipërme por për fat të mirë, pa prekur dhomat e lojtarëve.

Të dëmtuar kanë mbetur dy punonjës në kuzhinë dhe një punonjës sigurie por për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën dhe bëhet fjalë për dëmtime të lehta.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke neutralizuar gjithçka dhe në pak minuta, hoteli është pastruar.