zoom

Aktualitet

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin, me termometrin që ka kapur 40 gradë Celsius, kanë sjellë pasoja edhe në rrjetin energjetik.

Nënstacioni i Ibës në Tiranë u përfshi nga zjarri si pasojë e mbingarkesës, duke lënë pa energji disa zona.

Zjarri ra në transformatorin e fuqisë 110/10kV, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve dhe teknikëve bëri të mundur shuarjen pa dëme në njerëz.

Pa energji mbetën zonat Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. Në disa prej tyre furnizimi u rikthye në kohë të shpejtë përmes lidhjeve me nënstacionin Farkë.

Postime të lidhura