Aplikacion
Një vatër zjarri u aktivizua paraditen e djeshme në Somotinë, njësinë administrative Proptisht të Pogradecit.
Pas marrjes së informacionit, në zonë shkuan forcat zjarrfikëse, inspektorë të pyjores, administrata e njësisë dhe banorë të zonës për të izoluar vatrën.
Por vatra e zjarrit në kodrën e fshatit, e cila ka përfshire një sipërfaqe me dushk dhe shkurre, është rikativizuar si pasojë e erës.
Ndërkohë po punohet për të bërë të mundur izolimin dhe fikjen e vatrës dhe për të mos lejuar përhapjen.
Gjithashtu në lidhje me rastet janë bërë referimet përkatëse në Policinë e Shtetit për të gjetur shkaktarët e tyre.

