zoom

Aktualitet

Zjarri masiv në qendrën tregtare, kryebashkiakja e Lushnjës: Dëmet do të kompensohen

Dy kate të pallatit ku ra zjarri ditën e djeshme në qendrën tregtare në Lushnje janë shkrumbuar totalisht.

Flakët u shuan pas gati 11 orë betejë me flakët, ndërsa 42 persona, përfshirë 8 zjarrfikës përfunduan në spital pasi kishin probleme me frymëmarrjen.

Kati i katërt dhe i pestë kompleksit të pallateve ku ndodhej qendra tregtare janë shkrumbuar. Ndërsa një ditë pas ngjarjes, kryebashkiakja Eriselda Sefa u shpreh se do të bëhet vlerësimi i dëmit dhe kompensimi do të bëhet sipas ligjit.

Ajo u shpreh se të gjitha familjet që janë evakuuar dhe pasi morën shërbimin shëndetësor janë larguar tek të afërmit

“Të gjitha familjet që janë evakuuar dhe pasi morën shërbimin shëndetësor janë larguar tek të afërmit.

Stafi i bashkisë po kontakton me çdo familje që do kenë nevojë për akomodim. Kemi bërë gatim konviktin e shkollës mekanike. Në rast se do jetë e nevojshme do marrim shtëpi me qira që do të paguhet nga bashkia

Janë rreth 91 apartamente, por 20 janë banuese të tjerët janë emigrantë.

Pasi të mbarojë ekspertiza bashkia ka detyrimin ligjor që banesave  ti bëhet një vlerësim dhe më pas të bëhet kompensimi sipas ligjit”, tha kryebashkiakia.