zoom

Aktualitet

“Zjarrfikësja s’kishte ujë”- Flakët në qendrën tregtare, banorja: Djali mbajti gjyshërit në kurriz

Një nga banorët e pallatit ku ndodhej qendra tregtare që u përfshi nga flakët, është shprehur se zjarrfikësit e Lushnjës nuk kishin ujë për të fikur zjarrin.

Ajo u shpreh se mezi arritën të dilnin nga pallati duke shtuar se djali i saj mori gjyshërit e moshuar në kurriz për t’i nxjerrë jashtë.

“Mezi dolëm dje neve. Zjarrfikësja e Lushnjës nuk kishte ujë dhe priste ato të Fierit. Të kishim pasur ujë s’do kishte marrë kaq shumë flakë. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë.

Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën, nusen. E kaluam natën te çuni i madh, as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi, asgjë. Shtëpia nuk jam kam idenë si është,”- shtoi banorja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)