Aplikacion
Një zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë,në bashkinë Dimal.
Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Kobisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke përfshirë të gjithë sipërfaqen e malit Shpirag.
Drejt zjarrit,në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrëfikës të qytetit të Beratit,me 3 mjete dhe 20 efektivë dhe 1 mjet zjarrëfikës me 4 efektivë nga qyteti i Kuçovës.
Zjarrëfikësit po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit, por situata duket e vështirë për shkak edhe të terrenit.

