zoom

Lajme

Zjarr i fuqishëm në Greqi, evakuohen banorët

Zjarr i fuqishëm në Greqi, evakuohen banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën afër qytezës Palaia Fokaia, rreth 40 km në jug të Athinës, duke djegur disa shtëpi dhe rrezikuar të tjera.

Autoritetet greke kanë urdhëruar evakuimin e banorëve nga katër vendbanime përreth.
Zjarrfikësit, të ndihmuar nga 8 avionë dhe 5 helikopterë, po përpiqen të vënë nën kontroll flakët që përhapen shpejt për shkak të erërave të forta.

Temperaturat e larta, që kanë arritur deri në 38°C, e kanë vështirësuar situatën.
Ende nuk dihet se sa shtëpi janë dëmtuar nga zjarri.

Postime të lidhura