zoom

Aktualitet

Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i tij, por ende jo 56-vjeçari

Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i tij, por ende jo 56-vjeçari

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 56-vjeçarit Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh i njësisë administrative Gjinar në Elbasan.

Sipas familjarëve, ai kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më. Familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit për gjetjen e 56-vjeçarit.

Burime bëjnë me dije se pas disa orësh kërkime, qeni i humbur është gjetur, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga Pëllumb Toçi.

Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit, ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij./ Zoom.al

Postime të lidhura