zoom

Aktualitet

Zhduket vajza e mitur në Pogradec, babai kërkon ndihmën e policisë: U largua…

Zhduket vajza e mitur në Pogradec, babai kërkon ndihmën e policisë: U largua…

Një 41-vjeçar nga fshati Çezmë në Pogradec ka denoncuar në polici largimin e vajzës së tij të mitur.

Sipas policisë, babai 41-vjeçar ka treguar se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 1 gusht.

Ai është drejtuar në komisariat një ditë më pas, më 2 gusht, pasi vajza nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk është lidhur dot me të.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e vajzës dhe sqarimin e shkaqeve të largimit./ Zoom.al

Postime të lidhura