zoom

Aktualitet

Zhduket piloti dhe pasagjeri! Avioni misterioz bën ulje të detyruar në Vermosh

Një avion privat ka bërë ulje urgjente këtë të hënë në Malësinë e Madhe. Rreth orës 09:00 të mëngjesit, mjeti fluturues është pikasur nga barinjtë në Velipojën e Vermoshit.

Pas një ore, piloti ka tentuar të ngrihet në ajër, por është përplasur me disa pemë.

“Disa minuta më vonë, në vendin e ngjarjes ka ardhur një fuoristradë dhe ka marrë dy personat që ndodheshin në aeroplan. Këta në makinë nuk lejuan që banorët e fshatit të afroheshin,” kështu është shprehur kryeplaku i Klemendit, Prek Vata.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila thekson se “mjeti nuk është i joni”. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga avioni, por nuk dihet se ku ndodhen piloti dhe nëse kishte pasagjerë. Ndërkaq nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ulje.

Ulja e këtij avioni është si një skenë që na rikthen në vëmendje rastet e avionëve të rënë në Durrës dhe Lushnje, ku u zbulua se po përdoreshin për trafik kanabisi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)