zoom

Bota

Evropa fundoset nga përmbytjet/ Rritet bilanci i viktimave dhe të zhdukurve

Bilanci i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Evropën Qëndrore është rritur.

6 njerëz kanë vdekur në Rumani, një në Poloni dhe një tjetër në Republikën Ceke. Në Austri gjtihashtu, një zjarrfikës vdiq gjatë një operacioni të shpëtimit. Mbi dhjetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në të gjitha shtetet e prekura.

Provinca austriake që rrethon Vjenën, u shpall zonë fatkeqësie, ndërsa kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shpalli gjithashtu gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Në Çeki, rreth 250.000 familje vazhdojnë të mbeten pa energji elektrike. Në kryeqytetin Pragë, autoritetet ndërmorën masa për të parandaluar përmbytjet rreth lumit Voltava.
Instituti Kombëtar i Hidrologjisë dhe Menaxhimit të Ujit në Rumani lëshoi alarmin e kuq për qarqet Galati dhe Vaslui, ku përmbytjet në disa zona ishin 3 metra të thella.

Parashikimet janë që shirat dhe erërat e forta që nisën prej fundjavës së kaluar, të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.