zoom

Aktualitet

U arrestua nga policia/ Kush është ish-konkurenti i BBV që furnizonte VIP-at me kokainë

Personi që shikoni në foto është Armand Haderllari, një nga të arrestuarit në kuadër të operacionit Tempull 4.

48-vjeçari është bërë i njohur pasi pak vite më parë ai ka qënë pjesë e Big Brother Albania, ndërkohë që kohët e fundit punonte si menaxher në disa lokale dhe Pub-e të njohura për jetën e natës në Tiranë.

Pikërisht në këto vende, dyshohet se Haderllari shfrytëzonte rastet për të shpërndarë doza kokaine për persona të njohur, frekuentues të jetës së natës.

Një gram kokainë kushtonte deri në 120 mijë lekë të vjetra, drogë e cila sigurohej nga Haderllari dhe më pas jepej tek klientë të ndryshëm, që në shumë raste ishin emra të njohur gjithashtu për publikun.

Agjentët e antidrogës së Tiranës kanë sekuestruar celularin e të arrestuarit për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në fazën e parë të operacionit ‘Tempulli 4’ ishin të përfshirë 24 persona. Gjatë aksionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza me ekstazi dhe LCD. Këto grupe kriminale shpesh herë bashkëpunonin me njëri tjetrin ku drogën kryesisht e shisnin në zonën e ish-Bllokut, në afërsi të Parkut, apo edhe pranë shkollave të ndryshme në Tiranë.