zoom

Bota

Zhduket lideri iranian Khamenei/ Prej 4 ditësh asnjë shenjë prej tij

Zhduket lideri iranian Khamenei/ Prej 4 ditësh asnjë shenjë prej tij

Prej katër ditësh nuk ka asnjë shenjë publike të udhëheqësit suprem iranian, Ali Khameneit. Raportohet se ndodhet në një bunker sekret së bashku me familjen, pa asnjë pajisje elektronike për të shmangur lokalizimin nga armiqtë.

Sipas New York Times, Khamenei ka ndaluar çdo komunikim elektronik dhe udhëzon komandantët vetëm përmes një personi të besuar, për të shmangur një atentat si ai ndaj liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Kjo ka shtuar edhe më shumë frikën për infiltrime të mundshme nga shërbimi sekret izraelit, Mossad.

Mediat shtetërore iraniane kanë paralajmëruar qytetarët për rrezikun nga gjurmimi i telefonave, duke thënë se Izraeli ka përdorur këto të dhëna për të eliminuar figura të rëndësishme, përfshirë shkencëtarë bërthamorë. Për këtë arsye, autoritetet kanë izoluar vendin nga interneti “për të mbrojtur qytetarët”, sipas tyre. Por shumë qytetarë janë skeptikë.

“Check-point-et janë trefishuar. Arrestimet janë shtuar. Sapo kanë varur një tjetër të ri si ‘spiun të Izraelit’”, shkruan një student nga Teherani.

As zyrtarët e lartë nuk kanë kontakt me të. Nuk ka asnjë komunikim as me presidentin e ri Masoud Pezeshkian, as me ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi. Edhe ish-presidenti Hassan Rouhani dhe figura të tjera të njohura si Ali dhe Sadegh Larijani nuk kanë arritur ta kontaktojnë./ Zoom.al

Postime të lidhura