zoom

Aktualitet

Zhduket 42-vjeçari në Skrapar, sms-të shqetësuese që i dërgoi të vëllait në Francë! Çfarë dyshohet

Zhduket 42-vjeçari në Skrapar, sms-të shqetësuese që i dërgoi të vëllait në Francë! Çfarë dyshohet

Një 42-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej më shumë se 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te familjarët dhe të afërmit e tij.

Sipas familjes, ai ka humbur kontaktet që prej mëngjesit të një dite më parë, ndërsa përpjekjet për ta telefonuar kanë qenë të pasuksesshme. Alarmit i ka shtuar edhe një mesazh me përmbajtje shqetësuese që 42-vjeçari i kishte dërguar të vëllait, i cili jeton në Francë.

Mbrëmjen e 19 shkurtit, gjatë kërkimeve në zonë, shokët e tij kanë gjetur motomjetin pranë kanioneve të lumit Osum, në vendin e njohur si “Ura e Blezënkës”. Pranë motorit janë konstatuar edhe disa sende personale, mes tyre një cigare dhe një shishe vere, të dyja të konsumuara pjesërisht.

Sipas informacionit paraprak nga policia, familjarët kanë kallëzuar largimin e tij nga banesa, ndërsa shërbimet policore kanë nisur menjëherë kërkimet. Paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari mund të jetë hedhur në lumë, ndërsa vijojnë operacionet për gjetjen e tij dhe hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ilir Kurti mësohet se është i divorcuar dhe baba i një fëmije. Ai jetonte me nënën e tij në Skrapar.

Postime të lidhura