zoom

Aktualitet

Zhduken kamerat në plazhin e Potamit/ Berisha: Arjan Tase lidhje të forta me ministra

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denocnaur se janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit në plazhin e Potamit.

Sipas tij, janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit.

“Jo vetëm autori tentoi të largohej, por janë zhdukur edhe kamerat që regjistruan skenën e krimit.

Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, kanë marrë kamerat menjëherë dhe i kanë zhdukur”, ka thënë Berisha, ndërsa ka shtuar se Tase u rikthye në detyrë për shkak të lidhjes së forta që kishte me dy ministrat e Brendshëm.

“Arjan Tase, me origjinë nga Përmeti, u rikthye në detyrë nga dy ministrat. Ai nuk plotësonte asnjë kusht, përveç lidhjeve të forta me dy ministrat. Të dhënat tjera janë shumë tronditëse. Ministri i Brendshëm apo ministri i familjes, rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, për të cilët media ka nxjerrë emra dhe fakte”, është shprehur Berisha.