zoom

Aktualitet

Zgjerohet harta/ Të gjitha vendet që e kanë pezulluar vaksinën e Astra Zeneca

Lista e vendeve që po e pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca sa vjen e shtohet

Pas Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, edhe Sllovenia, Portugalia dhe Qipro e morën këtë vendim

Më herët, Holanda, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda e ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Shkak janë bërë raportimet se ajo shkakton mpiksje gjaku, ndonëse nuk ka ende asnjë provë konkrete se tromboembolia tek personat e vaksinua kishin lidhje direkt me vaksinën.

Kompania AstraZeneca thotë se nga analiza e të dhënave nuk ka gjetur prova se vaksina e saj shkakton mpiksje gjaku.

“Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave të sigurisë nuk ka nxjerrë prova të një rreziku në rritje të embolizmit pulmonar, trombozës së thellë të venave ose trombocitopenisë, në asnjë grupmoshë, gjini, grupim apo vend të veçantë,” tha kompania të dielën.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.

Shqipëria, e cila mori 38 400 doza të AstraZeneca vijon përdorimin e kësaj vaksine.

Qeveria dhe ISHP këmbëngulin në garancitë për vaksinën.

Dozat e saj po përdoren te mësuesit dhe petagogët. /Zoom.al