zoom

Bota

Zelensky i shkruan Trumpit, i kërkon raketa

Zelensky i shkruan Trumpit, i kërkon raketa

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump dhe Kongresit të SHBA-së, ku kërkon ndihmë urgjente ushtarake për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Zelensky ka theksuar mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore, ndërsa Rusia vijon kërcënimet me sulme të reja raketore ndaj territorit ukrainas.

Në letrën e tij, presidenti ukrainas kërkon furnizim me raketa Patriot PAC-3 dhe sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, duke i cilësuar ato si jetike për ndalimin e raketave balistike ruse dhe sulmeve të tjera ajrore./ Zoom.al

Postime të lidhura