zoom

Bota

Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarrësh

Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarrësh

Zelanda e Re është ndër shtetet e para në botë që i ka thënë mirëseardhje Vitit të Ri 2026.

Qendra kryesore e festimeve ishte qyteti i Aucklandit, ku mijëra banorë dhe turistë u mblodhën për të ndjekur nga afër ndërrimin e viteve.

Qielli mbi qytet u ndriçua nga një shfaqje mbresëlënëse fishekzjarrësh, e cila kulmoi rreth kullës ikonike Sky Tower, simbol i Aucklandit. Spektakli krijoi një atmosferë festive dhe shënoi nisjen zyrtare të Vitit të Ri./ Zoom.al

Postime të lidhura