Aplikacion
Ajo do të rikthehet në ekran sërish nën logon e Top Channel, por këtë herë me një format ndryshe.
Kiara Tito do të bashkëprezantojë me Salsano Rrapin dhe Nevina Shtyllën emisionin “Portokalli”.
Vetë Kiara ka konfirmuar për ndjekësit lajmin, duke treguar se prezantimi i Portokallisë ka qenë ëndërr për të.
“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem në familjen e madhe të Top Channel, në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”, ka shkruar Kiara.
Po ashtu, ajo ka treguar se pas rikthimit në ekran, për Lunën do të kujdeset nëna e Luiz Ejllit, Anxhelina.