zoom

In Zoom

Zbulohet çfarë ndodhi mbrëmë mes VIP-ash në “Sense Resto Lounge”, tarracën më të përfolur të kryeqytetit

Prekje elegante arkitekturore, lojë ngjyrash dhe stil intrigues. Pozicionuar në një nga zonat më të shumëpëlqyera të Tiranës, “Sense Resto Lounge” do të tërhiqte muaj më parë vëmendjen e rrjeteve sociale prej arredimit aspak të zakonshëm; një ndërthurje thjeshtësie natyrore, ekstravagance moderne dhe arti.


Emri “Sense Resto Lounge” pushtoi ditën e djeshme mbarë Instagram-in, ku disa prej figurave më në zë të showbizz-it do të postonin pikërisht prej vendit avant-garde të kryeqytetit.

Çfarë ndodhi mbrëmë në rrugën “Mustafa Matohiti”?

Olta Gixhari, Megi Pojani bukuroshja që do të interpretojë në filmin e ri të Ermal Mamaqit, Delinda Disha, Olti Curri, Ronela Hajati, Olsi Bylyku dhe shumë të tjerë u bënë bashkë për të festuar inaugurimin e çeljes së super tarracës së “Sense Resto Lounge”, e cila do të na shoqërojë përgjatë ditëve të nxehta verore.

Finesë elitare, luks i padiskutueshëm, freski dhe komoditet!


Nën tingujt e një muzike të përzgjedhur dhe ushqimit cilësor, VIP-at shqiptarë dëfryen përgjatë orëve të tëra.

“Paaaak tërbim”, do të shkruante në një prej postimeve Olti Curri, teksa muzika ishte elektrizuese.

Ndjesi lirie, argëtim dhe delikatëse. Atmosferë “xhungle” falë bimësisë së përzgjedhur me kujdes, që shoqëron detajet klas.

Një përhumbje dhe arratisje e ëmbël përgjatë verës së nxehtë, në tarracën më të përfolur të momentit. Një gotë verë mes kolegësh, një darkë romantike ose “çmenduri” mes miqsh!

Banaku gjigant që përgatit kokteilet me shije ekzotike, dritat vezulluese dhe muret e pikturuara me imazhet e këngëtarëve më të njohur të botës, janë vetëm disa nga detajet e tarracës së Sense Resto Lounge, tarracës më “cool” të kryeqytetit.

Zoom.al ishte mbrëmë dëshmitar i argëtimit në ambientin më “Inn” të momentit dhe e rekomandon atë pa hezitim si destinacionin e përzgjedhur për mbrëmjet e verës. /Zoom.al