zoom

Aktualitet

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen drejtori i UBA Bank dhe zëvendësi i tij! Si funksionoi skema

Zbrazën llogaritë bankare të klientëve, arrestohen drejtori i UBA Bank dhe zëvendësi i tij! Si funksionoi skema

11 punonjës të bankës së nivelit të dytë UBT Bank në Tiranë janë vënë nën masa sigurie pasi kanë zbrazur llogaritë bankare të dy klientëve.

Sipas hetimeve, dyshohet se, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik bankar, kanë përvetësuar nga llogaritë e dy klientëve shumën prej 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.

Në krye të të hetuarve ndodhen drejtues të degës bankare, konkretisht Gilbert Hoxha, drejtor i filialit, dhe Albin Keta, zëvendësdrejtor, të cilëve u është caktuar masa “Arrest në burg”.

Gjithashtu, masa “Arrest në shtëpi” është vendosur për punonjëset Griselda Bana, Dorisa Doka, Oksana Kadiu, Resmije Stafa, Blerta Nelaj dhe Zhaklina Buçpapaj, Elona Qose, Iva Dollaku, Ensuida Keci dhe Bjorn Mazniku, të gjitha të punësuara në të njëjtën bankë.

Sipas hetimeve paraprake, punonjësit dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash përmes falsifikimit të dokumenteve dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik bankar, duke realizuar transaksione të paligjshme në dëm të klientëve.

Në total, dyshohet se janë përvetësuar rreth 309 740 euro dhe 92 000 dollarë nga llogaritë e dy klientëve të bankës.

Në vijim të hetimeve, është shpallur në kërkim edhe shtetasja B. N., 25 vjeçe, për të cilën ishte caktuar më herët masa “Arrest në shtëpi”. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e saj.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.