zoom

Aktualitet

Zbardhet plagosja në Kavajë, arrestohet autori që goditi me thikë biznesmenin

Zbardhet plagosja në Kavajë, arrestohet autori që goditi me thikë biznesmenin

Zbardhet plagosja me thikë e regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Kavajës, pas një konflikti për motive banale mes dy personash.

Si pasojë e përplasjes, mbeti i lënduar lehtë biznesmeni Artur Ligeja, 52 vjeç, pronar i një subjekti privat në këtë zonë.

Sipas burimeve zyrtare, autori është shtetasi E. V., 42 vjeç, i cili është ndaluar dhe shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është përdorues i lëndëve narkotike dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në një zonë të njohur si “Agjensia”, brenda ambienteve të biznesit të 52-vjeçarit.

Gjatë konfliktit, autori dyshohet se ka goditur me mjet prerës në dorë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Pas aktit të dhunshëm, ai ka dëmtuar edhe xhamat e biznesit të të plagosurit, si dhe xhamat e një subjekti tjetër aty pranë.

I lënduari ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme./ Zoom.al

Postime të lidhura