Aplikacion
Gjatë qëndrimit në kryeqytet diplomatja europiane do të zhvillojë disa takime, fillimisht me presidentin Bajram Begaj më pas me kreyministrin Edi Rama.
Pas bisedimeve, komisionerja e zgjerimit dhe shefi i qeverisë do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më tej, sipas axhendës Kos do të vijojë me një konferencë në Kolegjin Evropian me temë “Zgjerimi i BE dhe Ballkanit Perëndimor”.
Kos do të takohet gjithashtu me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, nënkryetarin e kuvendit, deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, kryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin, deputeten Jorida Tabaku dhe kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.