Aplikacion
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka miratuar disa ndryshime në përbërjen drejtuese të kabinetit qeveritar.
Elda Xhumari është caktuar në detyrën e zëvendësministres së Mjedisit, duke marrë kështu një rol të ri në strukturën drejtuese të këtij dikasteri.
Ndërsa Herida Duro që ishte pjesë e Ministrisë së Turizmit është emëruar zëvendësministre e Arsimit.
Njëkohësisht, janë shkarkuar nga pozicionet e tyre Arta Dollani, e cila mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, si edhe Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

