zoom

Lajme

Rama bën ndryshime në qeveri, kush largohet

Rama bën ndryshime në qeveri, kush largohet

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave. Vendimet përfshijnë si emërime të reja, ashtu edhe shkarkime në nivelin e zëvendësministrave.

Sipas vendimeve të miratuara, në detyrë janë emëruar:

  • Vilma Premti, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Elona Hoxha, Zëvendësministre e Drejtësisë;
  • Besjan Kadiu, Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Fatmir Guri, Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërkohë, janë shkarkuar nga detyra:

  • Silda Çepe, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;
  • Ana Kapaj, Zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit;
  • Klajd Karameta, Zëvendësministër i Drejtësisë./ Zoom.al

Postime të lidhura