zoom

Të gjitha

Zaimina Vasjari shtatzënë për herë të dytë

Zaimina Vasjari do të bëhet nënë për herë të dytë. Përmes një postimi në Instagram, ajo u shfaq duke mbajtur duart te barku i rrumbullakosur.

“E bekuar sërish me një tjetër engjëll,” shkruan ajo.

 

Zaimina dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Klodi, janë prindër të një vajze, Khloe, e cila erdhi në jetë në janar të vitit 2018. Khloe ka edhe dy motra më të mëdha nga një marrëdhënie e mëparshme e Klodit.

Zaimina, shtatzënë për herë të dytë

“Ne kemi një raport shumë të mirë, jam e lumtur që Khloe ka dy motra, të cilat e duan jashtëzakonisht shumë. Është me fat që ka dy motra të cilat kanë lindur dhe jetojnë në një vend larg Shqipërisë, ku falë edukatës së nënës se tyre dhe Klodit, por dhe shoqërisë që është shumë e rëndësishme, ato janë jashtëzakonisht të edukuara, të kulturuara dhe unë kam një raport shumë të mirë,” tregoi Zaimina e ftuar te “Rudina” në mars të vitit 2019.