zoom

Aktualitet

“Zbardhet” Korça – Reshje të pazakonta breshëri. Dëmtohen pemët dhe të mbjellat

Në Korçë u regjistruan reshje të pazakonta shiu, të shoqëruara me breshër pasditen e kësaj të mërkure.

Intensiteti më i madh i reshjeve ishte në fshatrat Gërmenj dhe Shelegur.

Breshëri ka shkaktuar dëme të shumta në drufrutorë dhe kultura bujqësore.

Dëmet me të mëdha kanë qenë në qershi dhe kumbull si dhe kultura bujqësore prashitëse.

Mot i paqëndrueshëm pritet të jetë gjatë gjithë javës në zona të ndryshme të juglindjes së vendit, ku temperaturat do të shkojnë deri në 5 gradë Celcius.