zoom

Të gjitha

Dua Lipa i thotë mirupafshim vesit më të keq

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka zbuluar së fundmi se ka hequr dorë nga pirja e cigareve. Kjo për shkak se po përpiqet që të përmirësojë qëndrueshmërinë e saj dhe shëndetin e përgjithshëm në mes të turneut të saj botëror “Future Nostalgia”.

Artistja e shumë hiteve ka treguar në një intervistë se ndihet “e pamposhtur” tani që ka hequr dorë nga duhani.

“Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por unë e bëra atë dhe jam përmbajtur. Unë e kam këtë gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time”, tha Lipa.

Dua pretendon se ka vënë re një përmirësim drastik në shëndetin e saj, pasi është kthyer edhe në ushtrime të rregullta dhe ushqim të shëndetshëm për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut.

Ylli i popit kishte folur më parë për luftën e saj për t’u ndjerë e sigurt në skenë kur nuk po e trajtonte siç duhet trupin e saj, duke shpjeguar se regjimi i saj i ri i fitnesit e ka ndihmuar atë të ruajë më shumë energji për veten./L.K

/Zoom.al