zoom

Të gjitha

Pas furtunës që shkaktoi në rrjete, Kourtney Kardashian martohet zyrtarisht

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë zyrtarisht  të martuar. Ylli i “Keeping up The Kardashians” dhe rokeri zgjodhën ta mbanin ceremoninë e tyre në Santa Barbara, Kaliforni. Muzikanti zgjodhi një kostum klasik, tërësisht të zi ndërsa 43-vjecarja u shfaq me një fustan të bardhë të shkurtër .

Ajo e zbukuroi veshjen  me një çantë të vogël të zezë ndërsa rreth qafës kishte një varëse të trashë floriri.Por ajo cfarë ra në sy ishte mungesa motrave të Kourtney dhe fëmijëve  të  saj të cilët nuk u panë në ceremoninë e dasmës apo festën më pas. Vlen të theksohet se kjo është dasma e tyre ligjore pasi ata planifikojnë të kenë një më të madhe së shpejti.

“Të gjitha detajet janë vendosur dhe e gjithë familja, përfshirë të gjithë fëmijët, janë shumë të emocionuar”.-thanë disa burime për gazetën ‘People’. Kardashian dhe Barker u fejuan  në tetor  të vitit të kaluar  në një ceremoni private. /L.K

/Zoom.al