zoom

Lajme

Ylli i Grey’s Anatomy ndërron jetë në moshën 53-vjeçare pasi u diagnostikua me ALS

Ylli i Grey’s Anatomy ndërron jetë në moshën 53-vjeçare pasi u diagnostikua me ALS

Eric Dane, aktori i njohur për rolet e tij në Grey’s Anatomy dhe Euphoria, ka vdekur më pak se një vit pasi zbuloi se vuante nga skleroza laterale amiotrofike (ALS).

53 vjeçari luajti rolin e patriarkut të familjes Cal Jacobs në serialin e famshëm të HBO-së për adoleshentë, Euphoria. Ndërkohë ishte i njohur si Dr Mark Sloan, ose ‘Dr McSteamy’, në dramën mjekësore Grey’s Anatomy.

Aktori i lindur në Kaliforni u diagnostikua vitin e kaluar me ALS dhe i kaloi muajt e fundit duke rritur ndërgjegjësimin për formën më të zakonshme të sëmundjes së neuroneve motorike (MND).

“Me zemër të thyer, ju ndajmë lajmin se Eric Dane ndërroi jetë të enjten pasdite pas një beteje të guximshme me ALS-në”, thuhet në një deklaratë nga familja e tij.

Ai ishte i martuar me aktoren dhe modelen Rebecca Gayheart, me të cilën pati dy fëmijë.

Në deklaratën me shkrim thuhej se aktori i kaloi ditët e fundit të jetës së tij rrethuar nga miqtë, gruaja dhe dy vajzat, Billie dhe Georgia, “të cilat ishin qendra e botës së tij”.

“Ai do të na mungojë shumë dhe do të kujtohet gjithmonë me dashuri. Eric i adhuronte fansat e tij dhe është përgjithmonë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë”, thuhej në të.

Dane gjithashtu luajti rolin e Jason Dean në serialin dramatik fantastik Charmed dhe të Kapiten Tom Chandler në serialin dramatik aksion The Last Ship, ndërsa u shfaq në filma të tillë si Marley & Me, Valentine’s Day dhe Burlesque.