zoom

Slider

Xhixha flet pas golit me Karabakun: Rri 8 orë në klub, kushtet super! Kombëtarja? Unë këtu jam…

Redon Xhixha është kthyer protagonist në fushë te Karabaku pas dëmtimit që e mbajti disa ndeshje jashtë fushave. Sulmuesi shqiptar gjeti golin e tij të parë në kampionatin azer duke e ndihmuar ekipin të marr tri pikë me vlera.

Ish-sulmuesi i Tiranës ka dhënë një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, ka ka treguar më shumë për përshtatjen e tij në Azerbajxhan.

Përshtatja – “Harmonia te ekipi është shumë mirë. Tani jam përshtatur totalisht me ekipin dhe me grupin. Kampionati ka ndryshim nga ai shqiptar. Këtu është ritëm më i lartë i lojës dhe më fizik. Por tani jam përshtatur mirë dhe shpresoj të shënoj”.

Goli – “Sot ishte goli i parë. Hyra nga stoli dhe shënova. Kisha pothuajse një muaj që isha jashtë nga një dëmtim. Tani e kam marrë veten. Nuk jam në 100%-shin tim të plotë, por kam tre ditë pushim dhe kjo do më ndihmojë”.

Jeta në Azerbajxhan – “Këtu luan edhe Pusi. Ai jeton në Baku dhe dal me të. Më mungon Shqipëria, por futbolli këto gjëra i ka. Do shikojmë karrierën”.

A të mungojnë premiot? – “Këtu janë shumë korrekt. E di si është në Shqipëri, por këtu është korrekt çdo gjë”.

Kombëtarja – “Kombëtarja është jashtëzakonisht në momentet që po flasim. E kanë parë të gjithë çfarë ka bërë Kombëtarja. Uroj të fitojmë edhe me Çekinë. Unë këtu jam. Nëse më thërrasin, do të jap edhe unë atë kontributin tim”.

Përgatitja te Karabaku – “Në klub paraqitemi në orën 12 ose 13, në varësi si e kërkon trajneri. Hamë drekën, pushojmë dhe pastaj në orën 5 nisim stërvitjen. Pas stërvitjes hamë darkën dhe më pas largohemi. Qendrojmë 8 orë aty. Kjo ndodh çdo ditë. Vetëm në rastet e ditëve pas ndeshjeve, kur kemi rekuperim, qendrojmë 5 orë. Ka ndryshim me Shqipërinë. Në Shqipëri shkonim gjysmë ore para stërvitjes dhe pastaj duhet të lirojmë menjëherë fushën, sepse vjen ekipi tjetër”, tha Redon Xhixha. /zoom.al/