zoom

Lajme

Wallpaper-i i telefonit të Donald Trump po ngjall debate në internet

Wallpaper-i i telefonit të Donald Trump po ngjall debate në internet

Paparacëve s’u shpëton gjë, por as internetit! Rishtazi, është bërë viral, sidomos në X, wallpaper-i i telefonit të Donald Trump.

Ai, siç pritej, kishte foton e tij, ku tregon me gisht dhe normalisht, interneti u nda në dy grupe: ata që mendonin se është një super foto; ata që mendonin se në fakt, Donald Trump është thjesht një njeri që mendon se bota rrotullohet rreth tij
 
Së pari, të tregojmë pak për foton virale: Donald Trump ishte duke zbritur nga Air Force One, avioni me të cilin udhëton presidenti i SHBA-së, kur paparacët shkuan pranë për t’i bërë foto. Trump i përshëndeti dhe pa qëllim, tregoi edhe foton që mban si wallpaper. Menjëherë, momenti u bë viral dhe njerëzit s’i ndalën komentet.


 
“Donald Trump është nam fare”, shkroi dikush në X, ndërsa një djalë publikoi foton me një emoji me zjarr. “Kjo është tipike e tij dhe ndaj e kam qejf”, shkroi një tjetër përdorues i aplikacionit.
 
Megjithatë, shumë persona të tjerë patën reagime paksa të ndryshme.

“Sigurisht që do të ishte fotoja e tij, kjo është e pritshme”, thanë disa persona.
 
George Conway, një kritik i njohur i Trump, u shpreh: “Në mitologjinë greke, Narcisi ra në dashuri me pasqyrimin e vet në një pellg me ujë.”
 
“Wallpaper-i i Trump! A nuk është kjo një nga gjërat më narcisiste dhe egoiste që keni parë ndonjëherë? Nuk është familja, as fëmijët e tij, por veten,” shkroi në X analisti politik dhe influencuesi Harry Sisson.

Postime të lidhura