zoom

Aktualitet

“Vullnerarët shëtitës, shërbimi i Berishës ndaj Ramës”/ Basha: Duhet të ishin në protestë te 5 Maji

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme për takimet e fundit që po zhvillon me demokratët në terren, por nuk ka lënë pa përmendur edhe protestën e 8 janarit.

Basha i konsideroi protestuesit si “10-15 shëtitës”, të cilët ishin përdorur si “mish për top” për të suhtruar dhunë ndaj selisë në datën 8 janar dhe shtoi se këta persona shumë shpejt do të sqaroheshin mbi të vërtetën.

Pyetja: Zoti Basha, pamë në seancat e fundit parlamentare që ishte një mbivendosje edhe të agjendës opozitare siç ka qenë këto muaj, pasi thuajse e gjithë vëmendja ka qenë tek ato çfarë ka ndodhur brenda Partisë Demokratike, duke lënë mënjanë një seri reformash apo propozimesh të Partisë Demokratike. Si do t’ia dilni që të riktheni në shinat normale asaj që ju keni propozuar dhe çfarë keni premtuar për të arritur nëpërmjet rrugës së parlamentit?

Lulzim Basha: Siç e thash edhe dje në takimet që pata, qoftë me disa vajza dhe gra të LDG-së dhe disa zonja jashtë strukturave tona, por edhe një takim tjetër që pata me demokratët në Tiranë, do të doja shumë që kjo energji të shkonte aty ku duhet të shkojë për hir të shqiptarëve. Ky është edhe shërbimi më i madh që Sali Berisha i bën Edi Ramës, duke u përpjekur me këto shfaqje, me këto 10 vullnetarë, 15 vullnetarë që shëtisin kudo, të cilët në fakt duhet të jenë në krah të demokratëve duke protestuar atje tek “5 Maji”, duhej të ishin me pankarta me deputetët tanë. Po kjo është një periudhë kalimtare. Ajo që është e rëndësishme është që ne jemi të fokusuar në agjendën tonë. A kërkon më shumë energji? Sigurisht që po! Kërkon më shumë vendosmëri, kërkon më shumë kohë, por asgjë nuk do të na ndalë apo të në devijojë nga agjenda jonë politike, qëllimi është i qartë, largimi i një pushteti të ardhur jo me votë por me manipulime, hapja e rrugës për legjitimimin dhe demokracinë dhe jo thjeshtë parlamentit dhe të qeverisjes por të të gjithë institucioneve se vetëm në këtë mënyrë do të kemi një shtet që i shërben të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm një grushti njerëzish dhe në funksion të kësaj janë të gjitha ata reforma që kemi njoftuar në fillim të sesionit parlamentar, Vettingu i Politikanëve, reforma elektorale, reforma territoriale e kështu me radhë.