zoom

Lajme

Vuçiç uron Putin për fitoren dhe i përmend Kosovën: Serbia po përballet me sfida të mëdha

Vuçiç uron Putin për fitoren dhe i përmend Kosovën: Serbia po përballet me sfida të mëdha

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mori një mesazh urimi për fitoren e tij në zgjedhje edhe nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit, jo vetëm e përgëzoi për rezultatin në zgjedhje, por edhe e informoi për situatën nëpër të cilën po kalojnë serbët në Kosovë dhe për sfidat politike të Serbisë.

Po ashtu, Vuçiç e falenderoi Putin për mbështetjen që ai i jep Serbisë.

“Me të, përveç që i kam uruar fitoren, ia kam sqaruar edhe peshën e situatës me të cilët po përballen serbët në Kosovë dhe Metohi, sfidat e mëdha politike me të cilat përballet Serbia, dhe e kam falenderuar Rusinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të Serbisë”, tha Vuçiç në Instagram.

Letrën e urimit për Putin ai ia ka dorëzuar
ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko.

Serbia është një prej vendeve të pakta evropiane që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për nisjen e luftës në Ukrainën fqinje, më 2022.