Aplikacion
Në samitin e organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping në Pekin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç zhvilloi një takim me homologun rus Vladimir Putin, ku theksoi se energjia dhe furnizimi me gaz mbeten prioritet për Beogradin.
Vuçiç deklaroi se Serbia synon jo vetëm të ruajë, por edhe të zgjerojë bashkëpunimin me Moskën, pavarësisht presioneve ndërkombëtare për të vendosur sanksione ndaj Rusisë pas agresionit në Ukrainë. M
Ai përmendi projektin e përbashkët me Hungarinë për ndërtimin e një naftësjellësi, që sipas tij do të rrisë mundësitë e bashkëpunimit energjetik me Rusinë.
“Kompanitë ruse janë të mirëpritura në Serbi, veçanërisht në projekte infrastrukturore”, tha Vuçiç gjatë takimit.
Të dy udhëheqësit u ftuan nga presidenti kinez, Xi Jinping, i cili po organizon në Pekin një paradë ushtarake për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në paradën ushtarake të 3 shtatorit, përveç Xi Jinping, pritet të jenë të pranishëm Putin, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, si dhe më shumë se 24 krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre nga Bjellorusia dhe Irani./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit