Aplikacion
Mediat në Beograd shkruajnë se në tryezë pritet të jenë këto tema: Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe anëtarësimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Presidenca e Serbisë njofton se në takim do të jetë edhe shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd.
Sinjalizohet se Vuçiq do t’i përdorë anëtarësimet e Kosovës si pretekst për të bllokuar procesin e dialogut të lehtësuar nga Brukseli.
“Do të jetë një mundësi që kreu i shtetit t’ua përcjellë pikëpamjet tona për çështjet e përmendura përfaqësuesve diplomatikë të Perëndimit”, raporton Novosti.
Serbia po bën çmos që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës, pasi do të ishte një tjetër hap dështimi për projektet e saj. /ZOOM.AL/