Aplikacion
Një krim i rëndë tronditi Shkupin e Maqedonisë së Veriut këtë të hënë.
Mediat raportuan se një qiramarrës ka qëlluar disa herë me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend pronarin e shtëpisë ku ai banonte.
Plumbat kanë kapur edhe djalin e mituri të pronarit të banesës.
Pas krimit, qiramarrësi ka kryer vetëvrasje, duke qëlluar veten me armë zjarri.
“Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë dhe është konstatuar se R.C. dhe M.N. nga plagët e marra kanë vdekur në vendngjarje. Një mjek i urgjencës konstatoi vdekjen. I plagosur ka mbetur edhe një i mitur i cili është transportuar për mjekim në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. M.N. është autor i mundshëm i vrasjes”, u shpreh Ministria e Punëve të Brendshme./ Zoom.al
