zoom

Aktualitet

Vrau nënkomisarin Saimir Hoxha/ Nëna tërheq nga morgu trupin e pajetë të Aldi Ramës

Trupi i pajetë i Aldi Ramës është tërhequr nga morgu në Tiranë. 21-vjeçari, i cili vrau nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë dhe më pas veten do të varroset nesër në Durrës.

Për ceremoninë mortore do të kujdeset e ëma.

Aldi Rama u rritur nga prindër të divorcuar, teksa dy ditë më parë vrau nënkomisarin Hoxha, pasi ky i fundit i kërkoi në Kune Vain dokumentet e identifikimit. Ai e qëlloi në qafë dhe gjoks, ndërkohë pas 4 orësh në arrati qëlloi dhe veten.

21-vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra në kokë.