zoom

Aktualitet

Vrau efektivin në Lezhë, Aldi Rama qëlloi veten me pistoletë në fyt, plumbi i doli përtej

Aldi Rama, autori 21 vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, gjatë operacionit për kapjen e tij mësohet se e ka qëlluar veten me pistoletë në fyt dhe plumbi i doli përtej.

Ngjarja e rëndë nisi me vrasjen e Hoxhës në orën 10:30 në zonën e kenetës “Laguan Vain.  Policët, mes tyre edhe Saimir Hoxha, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelë droge. Rrugës nëpër kënetë, përballë u shfaqet makina e 21 vjecarit, i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë. Ai shtiu me armë në drejtim të oficerit Saimir Hoxha, sapo iu kërkua të ndalonte makinën. Më pas u largua me shpejtësi në mes të pyllit.

Saimir Hoxha, 44 vjec baba i dy fëmijëve, vëllai i kryegjyqtares së Pukës, mori një plumb vdekjeprurës në krah të majtë të zemrës dhe megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetoi. Policia vuri si shpërblim për këdo që dërgonte informacion mbi vendodhjen e autorit, 20 mijë euro. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë. Vendodhja e autorit u lokalizua pasi 21-vjeçari qëlloi në drejtim të helikopterit të RENEA-s gjatë operacionit për kapjen e tij. Dyshimet e para ishin se ai u fsheh në një vilë në mes të Vainit, por policia nuk e gjeti aty. 2 persona janë të shoqëruar për këtë ngjarje, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë në automjet me autorin e krimit.

Aldi Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta.