zoom

Aktualitet

Vrau Alfred Dedjan/ Autori, kunat i Altin Hajrit. Jurgis Çyrbja e shpëtoi nga burgu

Vrau Alfred Dedjan/ Autori, kunat i Altin Hajrit. Jurgis Çyrbja e shpëtoi nga burgu

Julian Gjoni, 27-vjeçari nga Shijaku, që akuzohet se vrau me armë zjarri Alfred Dedjan pasditen e kësaj të diele në Ndroq, është kunati i Altin Hajrit.

Ky i fundit është i shumëkërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të Jan Prengës.

Po ashtu, Altin Hajri është personi të cilit ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja i jepte sekrete hetimore.

Altin Hajri i kishte kërkuar një nder në vitin 2021 Jurgis Çyrbjes. Në janar, kunati i tij, Julian Gjoshi (i akuzuar për vrasjen e sotme), u arrestua në Tiranë për armëmbajtje pa leje sepse lëvizte me pistoletë në makinë.

Por Hajri kërkoi nga Çyrbja që të ndërhynte për ta liruar Julian Gjoshin. Pas kësaj, Gjoshi u la në arrest shtëpie dhe në fund u dënua me shërbim prove.

Aktualisht, Julian Gjoshi ndodhet në arrati. Ai është në kërkim nga policia për vrasjen e Alfred Dedjas.

Postime të lidhura