zoom

Aktualitet

Vrasja e Ujkës, të arrestuarit: S’ishim në Shqipëri kur ndodhi krimi

Kristian Klemendi dhe Marjan Kola, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës kanë marrë masën arrest me burg.

Në dëshminë e tyre, ata janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. 20-vjeçari dhe 53-vjeçari janë shprehur se me 29 nëntor kanë qenë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. Policia tashmë do të verifikojë nëse Kola dhe Kelmendi e kanë kaluar kufirin për në Kosovë apo jo.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në komisarit dy persona të dyshuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka mbrëmjen e së hënës. Një prej tyre është 20-vjeçari Kristian Kelmendi.

Kristian Kelmendi, 20 vjeç dhe Marjan Kola, 53 vjeç janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

20-vjeçarit Kelmendi i janë konstatuar gjurmë baruti në duar dhe dyshohet të jetë ai personi që ka qëlluar mbi Ujkën, në momentin që ky i fundit dol inga shtëpia e tij të bënte shëtitjen e pasdites. Kurse Kola akuzohet si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Roli i personi me inicialet E.M., mësohet të ketë qenë largimi i autorit të krimit nga vendi i ngjarjes.

Krimi dyshohet se ka ardhur pas një borxhi të pashlyer të ish-deputetit ndaj të riut Kelmendi. Konkretisht bëhet fjalë për një apartament.