Aplikacion
Katër të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës janë paraqitur sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.
Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si edhe Petrit Hoxha, i njohur me mbiemrin Çakri, i kanë kërkuar falje për përplasjen e ndodhur në seancën e mëparshme, kur 3 vëllezërit dhunuan bashkëpunëtorin e tyre duke çuan në ndërprerjen e procesit gjyqësor.
Pavarësisht kërkesës për ndjesë, vëllezërit Bushgjokaj kanë këmbëngulur se reagimi i tyre erdhi pas provokimeve dhe akuzave që, sipas tyre, janë bërë nga Petrit Hoxha.
Pas shqyrtimit të kërkesave, Gjykata e Posaçme vendosi të mos ndryshojë masat e sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin në burg” për të katër të pandehurit.
Ata akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e të riut Renis Dobra, ngjarje e ndodhur në Mat më 8 korrik 2025 dhe që vijon të hetohet nga SPAK.