zoom

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Këtë javë ripyeten dëshmitarët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Këtë javë ripyeten dëshmitarët

Një vit nga ngjarja ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona të tjerë, mes tyre dhe një punonjëse policie, prokuroria ka vendosur të ripyesë dëshmitarët.

Deri në këtë fazë të hetimit janë rimarrë në pyetje dhjetë efektivë të policisë, mes tyre dhe e plagosura Xhensila Sota.

Gjatë kësaj jave pritet të pyeten në prokurori dhe ish-drejtorët e policisë së qarkut të Elbasanit Albert Nushi dhe Niko Palla.

Sipas pamjeve filmike të sekuestruara, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarje dhe janë fshehur të makinës së bashkë “Range Rover” duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e vrasjes.

Krismat e armëve të Arbër Paplekajt kanë sjellë një çoroditje të punonjsve të policisë, ku disa largohen me vrap dhe disa të tjerë fshihen pas dyerve të makinës së zëvendësdrejtorëve.

Punonjësit e policisë, përfshirë dhe dy zëvendësdrejtorët ditën e ngjarjes kanë dhënë dëshmi kontradiktore, të paktën në raport me atë që kanë filmuar kamerat e sigurisë, ndaj dhe prokuroria e ka parë të arsyeshme të ripyesë policët.

Mes personave që do të rimerren në pyetje janë Eldjo Beko, Klement Xhaferri, i cili nga 13 maji 2022 ka fituar lirinë duke rrëzuar në gjykatë masën e arrestit me burg.

Nga pamjet filmike, Klement Xhaferri në vendngjarje duket i paarmatosur dhe pëpiqet të largohet me qëllim për tu shpëtuar plumbave.

Hetimet e deritanishme kanë provuar në mënyrë kategorike se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj, është autori i vrasjes së pjerin Xhuvanit, plagosjes së dhëndrit të këtij të fundit Eltjon Bodinaku dhe punonjëses së policisë Xhensila Sota.

Nga gëzojat e gjetura në vendngjarje rezulton se ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Paplekaj ka qëlluar 7 herë nga pistoletë tip Glock 9mm, ndërsa nga pistoleta izraelite e cila ende nuk është gjetur  është qëlluar 13 herë.

Në vendngjarje ka tre lloj armësh me të cilat është qëlluar.

Me 21 prill të vitit 2021 mbetën të plagosur dy anëtarë të skuadrës së mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksana.

Pas rimarrjes në pyetje të të gjithë personave, prokuroria e Elbasanit do të dërgojë në gjykatë dosjen ndaj Arbër Paplekajt, duke e akuzuar këtë të fundit për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një apo më shumë personave.

Kush ishte Pjerin Xhuvani? 

Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI i vrarë në Elbasan një vit më parë, ishte një figurë e përfolur në skenën politike shqiptare.

Ai u përmend në 2015 për rolin e tij në mbulimin e Kostandin Xhuvanit, djalit të aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani.

Në cilësinë e drejtorit të Spitalit Psikiatrik Elbasan, ai lëshoi një vërtetim që sikur  Xhuvani ishte i shtruar ditën kur kishte patur një përplasje me armë në Gjirokastër.

Dokumenti shërbeu si alibi dhe e shpëtoi Kostandin Xhuvanin nga procedimi penal, duke e lejuar të kryente vrasjen e katërfishtë muaj më vonë.

Në të njëjtin vit ai do të arrestohej me akuza për abuzim me fondin e ilaçeve të rimbursueshme si kreu rajonal i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Xhuvani do të lirohej, por pas akuzave, LSI-ja e përjashtoi nga radhët e saj.

Dy vjet më vonë, në 2017, ai do të shfaqej në krah të kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizit, rivalit politik të LSI-së.

Më së fundmi, emri i tij u lakua nga PD si një nga anëtarët e bandave që shkaktoi përplasjen PD-PS Ditën e Verës në Elbasan.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka nisi pasi shtabi elektoral i Partisë Demokratike kishte ndaluar një makinë, pasi dyshonte se personat që ndodheshin brenda saj, Pjerin Xhuvani dhe Mehmet Dafllaku po shpërndanin para në këmbim të votës. Anëtarët e PD-së kanë kërkuar që të kontrollojnë mjetin, ndërsa Xhuvani nuk ka pranuar. Kjo gjë ka sjellë përplasjen fizike me palëve.

Të alarmuar nga ajo që po shikonin, banorët e zonës kanë lajmëruar policinë, por përpara uniformave blu, në vendin e ngjarjes kanë mberritur mbështetësit dhe njerëzit e Xhuvanit, që siç deklaroi më edhe Gazment Bardhi, ishin me makina të blinduara. Ata ishin të armatosur dhe qëlluan drejt shtabit të PD-së e pjesëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës.

I pari që ka qëlluar rezulton të jetë Kelmend Xhaferri, i cili tashmë është shpallur në kërkim dhe akuzohet për pjesëmarrje në këtë masakër, pasi la të plagosur dy ishefektivët Prenga e Vuksani. Pala e Strukturës për Mbrotjen e Votës është kundërpërgjigjur dhe ka qenë ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka ai që ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Përplasja me armë zjarri ka vijuar, duke lënë kështu të vdekur Xhuvanin, duke plagosur dhëndrrin e tij, Bodinaku dhe efektivë Sota. Kjo e fundit bashkë me gruoin efektivëve të forcave “Shqiponja” ishin të pranishëm në momentin që ndodhi e gjitha masakra që përgjaku këtë fushatë zgjedhore.

Menjëherë pas krimit, ka qenë vetë Pepkola ai që është dorëzuar në polici. 36-vjeçari, një ish-efektivi i forcave RENEA dhe baba i katër fëmijëve ‘u zhduk’ nga skena e krimit, mori makinën e një qytetari dhe udhëtoi drejt Tiranës. Ai u fut në zyrën e komandantit të forcave RENEA, dorëzoi armën e zjarrit dhe u deklarua fajtor për vrasjen e Xhuvanit, duke u vënë më pas në pranga. Në dëshminë e tij, Pepkola ka thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi është ndjerë i kërcënuar për jetën ng apala përballë.

Hetimet për ngjarjen janë në vijim e sipër, por kjo masakër ka hapur një valë reagimesh në palët politike. Presidenti Ilir Metqa u tregua i prerë kur tha se nuk kishte asnjë koment për krimin e kryer, por që kërkonte zbardhjen e tij sa më shpejt. Kryeministri Edi Rama tha se kriminelët në këtë rast ishin ata të Partisë Demokratike pasi Pepkola ishte pjesë e skuadrës së tyre. Vetë Gazment Bardhi mohoi që Papleka të ishte truporoja e tij, por shtoi se ai ka reaguar pasi është qëlluar me armë zjarri nga pala e viktimës, Pjerin Xhuvani.

Ndërkombëtarët e kanë dënuar këtë krim të rëndë, dhe kanë bërë thirrje për zbardhjen e saj e për vënien e autorëve përballë drejtësisë. Gjithashtu ambasadorët kanë kërkuar përmbajtje nga liderët politikë./ Zoom.al