zoom

Rajoni

Vrasja e mjekut në Shkup, verifikohen 40 filmime dhe shoqërohen 15 persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi se hetimet për vrasjen me thikë të mjekut Aco Trpovski, katër ditë më parë në Shkup, janë në fazë të avancuar.

Hetuesit e krimeve të rënda të Maqedonisë së Veriut, shqyrtuan më shumë se 40 video inçizime të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje më shumë se 15 persona, në përpjekje për të identifikuar vrasësin. Gjithashtu janë analizuar provat e mbledhura nga ekspertiza në vendin e ngjarjes.

“Janë shikuar incizimet e më shumë se 40 kamerave duke përfshirë edhe ato të “qytetit të sigurt”. Biseda zyrtare janë realizuar me më shumë se 15 persona. Në veturën në fjalë është duke u kryer përpunim shtesë kriminalistik dhe teknik. Listat e numrave të telefonit janë dhënë dhe analizuar. Hetimi është në një fazë të avancuar”, thonë nga MPB.

Ndërkohë “Oda e Mjekëve” ka dënuar vrasjen e kolegut të tyre, nga ku thonë se asnjë punonjës shëndetësor nuk duhet të ndihet i pasigurt në vendin e tij të punës. Ata kërkuan nga institucionet kompetente që ta zbardhin këtë rast në tërësi. /ZOOM.AL/